Moska ka njoftuar se objektivat kryesore të asaj që e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë janë përmbushur dhe se tani do të fokusohet në marrjen e kontrollit të rajonit juglindor të Donbasit.
Korrespondentja e BBC, Lyse Doucet, e cila ndodhet në Kiev duke raportuar për përgjigjen e kryeqytetit ukrainas ndaj njoftimit të Moskës, thekson se “ky nuk është një vend që do të jetë i qetë sa kohë që pushtimi vazhdon”.
“Dihet gjithmonë se objektivi kryesor, siç dëgjuam nga Moska, sot, është Donbasi në Ukrainën lindore dhe korridori tokësor që lidh Donbasin me gadishullin e Krimesë, të dyja zonat ku forcat ruse hynë në vitin 2014.
Donbasi përmban dy provinca, Donetsk dhe Luhansk, që prekin kufirin rus dhe që nga viti 2014 janë kontrolluar pjesërisht nga rebelët e mbështetur nga Rusia./FolDrejt/