Lavrov paralajmëroi Moldavinë se nëse rrezikohet siguria e trupave ruse në rajonin separatist, mund të ndodhë një konfrontim ushtarak.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot Moldavinë se kërcënimi për sigurinë e trupave ruse në rajonin separatist të Transnistria rrezikon të provokojë një konfrontim ushtarak me Moskën, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Rusia ka vendosur paqeruajtës në Transnistria që nga fillimi i viteve 1990, kur separatistët pro-rusë morën pjesën më të madhe të rajonit nga kontrolli i Moldavisë në një konflikt të armatosur.
Rusia thotë se ushtria e saj është atje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por Moldavia dëshiron që Moska të tërheqë forcat e saj.
“Të gjithë duhet të kuptojnë se çdo veprim që kërcënon sigurinë e trupave tona (në Transnistria) do të konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Rusisë , siç ndodhi në Osetinë e Jugut kur paqeruajtësit tanë u sulmuan nga (ish-presidenti i Gjeorgjisë) Saakashvili.” tha Lavrov.
Ky incident, në vitin 2008, çoi në një luftë pesë-ditore në të cilën forcat ruse pushtuan disa qytete gjeorgjiane. Menjëherë pas kësaj, Moska njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe një territori tjetër të shkëputur gjeorgjian, Abkhazisë.
Transnistria, e cila varet shumë nga mbështetja e Moskës, raportoi një seri sulmesh sporadike në prill, duke rritur më tej tensionet që ishin tashmë të larta pas pushtimit rus të Ukrainës, e cila kufizohet me Moldavinë./FolDrejt/