Duke shprehur se do të japin përgjigjen e përshtatshme në një situatë të tillë, Zakharova tha se “mbajmë të rezervuar të drejtën tonë për të mbrojtur territoret tona me të gjitha mjetet që posedojmë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se SHBA do të jetë palë e drejtpërdrejtë e konfliktit nëse siguron raketa me rreze më të gjatë veprimi për Ukrainën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë javore për shtyp të mbajtur lidhur me çështjet në rendin e ditës, Zakharova vuri në dukje se SHBA-ja po përpiqet të zgjasë sa më shumë konfliktet në Ukrainë dhe të kontrollojë këtë situatë.
Zyrtarët e SHBA-së nuk e fshehin se ushtria amerikane në muajt e fundit po përgatit për kundërsulm ushtrinë e Ukrainës, tha Zakharova, duke shtuar: “Atëherë kam një pyetje: Forcat e Armatosura të Ukrainës apo Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe Perëndimit? Kanë siguruar inteligjencë dhe armë sulmuese për regjimin e Kievit, përfshirë SHBA. Më vjen keq, por kjo nuk është shërbim këshillimor, nuk është mbështetje psikologjike dhe morale, kjo është pjesëmarrje e drejtpërdrejtë”.
“Nëse Washingtoni vendos të sigurojë raketa me rreze më të gjatë veprimi për Kievin, do të kalojë vijën e kuqe dhe do të bëhet palë e drejtpërdrejtë në konflikt”, deklaroi Zakharova.
Duke shprehur se do të japin përgjigjen e përshtatshme në një situatë të tillë, Zakharova tha se “mbajmë të rezervuar të drejtën tonë për të mbrojtur territoret tona me të gjitha mjetet që posedojmë”./FolDrejt/