Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se asgjë e mirë nuk do të vijë nga udhëtimi i Volodymyr Zelenskyy në Uashington të mërkurën dhe se Rusia nuk sheh asnjë shans për bisedime paqeje me Kievin.
Ai shtoi se furnizimet e vazhdueshme të armëve perëndimore për Ukrainën do të çojnë në një “thellim” të konfliktit – për të cilin ai tha se mund të rezultojë kundër Kievit.
“Furnizimi i armëve vazhdon dhe gama e armëve të furnizuara po zgjerohet. E gjithë kjo, natyrisht, çon në një përkeqësim të konfliktit. Kjo nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën,” tha zoti Peskov.
I pyetur nëse Moska kishte ndonjë pritje që diçka pozitive mund të vinte nga udhëtimi i Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë, Peskov u përgjigj: “Jo”./FolDrejt/