Forcat ruse kanë filluar një sulm me raketa në afërsi të Kievit – këtë e ka konfirmuar kreu i administratës rajonale ushtarake.
Në një kumtesë të postuar në Telegram, Oleksiy Kuleba, i bëri thirrje banorëve që të strehohen nëpër bunkerë – pasi Vyshgorodi është goditur me raketa.
Kuleba theksoi se këtë mëngjes nga ky sulm nuk raportohet për viktima apo të plagosur në mesin e civilëve.
“Armikut filloi sulmin me raketa në Vyshgorod. Dy prej tyre madje janë filmuar duke fluturuar. Deri në këto momente, nuk raportohet për viktima apo të plagosur në mesin e civilëve”, tha ndër tjera Kuleba.
Gjithashtu është bërë e ditur se nuk është parë ndonjë zjarr apo shkatërrim të ndërtesave kolektive.
Në anën tjetër, autoritetet lokale kanë njoftuar se sulmet kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/