Rusia ka thënë se ka marrë një falje nga Vatikani për komentet e Papa Françeskut muajin e kaluar, në të cilat ai tha se ushtarët rusë nga disa grupe të pakicave etnike ishin luftëtarët “më mizorë” në konfliktin në Ukrainë, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se Rusia tani e konsideron çështjen të mbyllur dhe shpreson për një dialog konstruktiv midis Rusisë dhe Vatikanit./FolDrejt/