Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve të para të policisë atje, shtetasi shqiptar u qëllua mbrëmë rreth orës 22:10, sipas orës lokale, me pistoletë pas mosmarrëveshjes ekonomike me një tjetër shtetas shqiptar.
Personi i plagosur u dërgua me shenja jete në Spitalin e Athinës, ndërkohë që policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit.
Zona Metaksurgjio, ku ndodhi plagosja, është arenë e përballjes mes bandave shqiptare dhe përplasjet mes grupeve shqiptare të drogës dhe vjedhjeve janë të shpeshta./tch/