Dy persona kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy persona tjerë pas një mosmarrëveshjeje në një aksident trafiku, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:02, në Prishtinë.
“Pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, duke ju shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh.