Kuvendi i Kosovës i ka shtyrë punimet për ditën e hënë, si shkak i mospajtimit midis grupeve parlamentare.
Kryeparlamentari Konjufca bëri të ditur se pas një konsultimi me grupet parlamentare u dakorduan se meqenëse, sipas tij, është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet e kategorizuara sipas pikës 3 të nenit 85 të rregullores së kuvendit, çështja të merr epilog të hënën në kryesinë e kuvendit.
Sot pritej shqyrtimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike./FolDrejt/