Dy persona kanë përfunduar në arrest pas mosrespektimit të urdhrave të zyrtarëve policorë e pas sulmit të njërit prej policëve.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme, rreth orës 12:55, në fshatin Gllarevë të Klinës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh që ka arritur nga Policia e Kosovës, më gjerësisht raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunalë dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndim trupor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar./FolDrejt/