Stuhia e fuqishme e cila ka përfshirë Slloveninë, ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe shkëputje të shkëmbinjve duke nxjerr një tren nga shinat, njoftuan autoritetet, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu nga moti i keq janë përmbytur rrugët, disa ndërtesa janë dëmtuar, kurse dy persona u plagosën lehtë kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një shkëmb.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë të hënën mbrëma në pjesën qendrore të Sllovenisë ka pasur rrëshqitje të dheut në hekurudha dhe rrugë.
Treni që po udhëtonte nga Zidan Most për në kryeqytetin Lubjanë u detyrua të ngadalësonte shpejtësinë për shkak të stuhisë, por doli nga shinat kur u përplas me shkëmbinj.
Kompania shtetërore Hekurudhat Sllovene njoftoi se në tren ishin rreth 20 pasagjerë.
Agjencia e lajmeve STA njoftoi se një autobus nga Zagorje ob Sava, i cili po transportonte pasagjerë në Litija, u përplas me dheun që kishte rrëshqitur, ndërsa pasagjerët u evakuuan nga ekipet e emergjencës.
Në Lubjanë disa shtëpi janë përmbytur dhe një makinë ka ngecur nën një mbikalim.