Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se edhe gjatë kësaj jave, moti do të karakterizohet nga ndryshimet e shpeshta, transmeton Fol Drejt.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu. Nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë!” – paralajmëron IHK.
Për më shumë, shihni tabelën: