Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira, transmeton Fol Drejt.
Sipas IHK-së të martën dhe të mërkurën vende-vende vranësirat pritet të sjellin reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimit të IHK-së, gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /FolDrejt/