Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius, informon IHK.
Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.
“Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, astmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftim.