Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), për sot ka paralajmëruar mot kryesisht të qetë, me vranësira dhe intervale me diell, transmeton Fol Drejt.
Sipas IHK-së, vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /FolDrejt/