Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një mot të vranët dhe me shi për ditën e sotme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.
Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte. /FolDrejt/