Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një mot kryesisht të vranët edhe për sot, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes./FolDrejt/