Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta.
Ndërkohë, pasdite dhe në mbrëmje pritet që vranësirat të kthehet në rrebeshe lokale të shiut, shoqëruar edhe me ngarkesa të rrufeve, me në fokus perëndimin, veriperëndimin e veriun, transmeton Fol Drejt.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë prej 30 e gjer në 34 gradë, ndërsa ato minimale 13 – 17 gradë Celsius.
Pritet edhe erë në drejtime të ndryshme, por që në disa zona të caktuara mund të jetë erë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km në orë./FolDrejt/