Sot, në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.