Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Siç njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, temperaturat pritet të shënojnë një rritje të lehtë gjatë ditës dhe ndërsa ato minimalet pritet të jenë 11-12 gradë Celsius, ato maksimalet mund të arrijnë gjer në 38 gradë, transmeton Fol Drejt.
Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17, (konsumo ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, bartë masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta.
Të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë).
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh./FolDrejt/