Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar për sot një mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të së premtes, shkruan Fol Drejt.
Po ashtu, IHK njofton se të shtunën do të mbaj mot me vranësira, por relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
IHK kujton se më 1 shtator ka filluar stina e vjeshtës meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje , ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme./FolDrejt/