Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas atyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jostabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas institutit, meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.