Dy fshatra të bashkisë Maliq dhe një Korçë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me reshje të dendura shiu që nisën paraditen e sotme.
Bëhet me dije se energjia është ndërprerë në Bulgarec, Biranj dhe Lumalas.
Moti ka bërë kthesë të papritur në vend këtë të diel. Temperaturat e larta të ditëve të fundit ia kanë lënë vendin reshjeve intensive të shiut./abc/