Për shkak të motit të keq autoritetet kanë ndaluar që të lundrojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.
Ky vendim është marrë për datat 17 dhe 18 shtator, shkruan euronews albania.
“Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne datën 18 shtator 2022. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00”, thuhet në njoftim.