Një anije e ngarkuar me grurë duhej të largohej sot nga porti ukrainas Chernomorsk, por nisja nuk ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija të motit.
Njoftimi është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Türkiye-s (Turqisë) në rrjetet sociale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Anija e cila sot në kuadër të dërgesës së grurit duhej të lundronte nga porti Chernomorsk, nuk ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija të motit dhe detit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu u theksua se në rrjedhë është ngarkimi në anije në portet e Ukrainës./FolDrejt/