Moti i ligë që goditi sot disa rajone të Kosovës, duket se po vazhdon edhe në rajonin ballkanas.
I goditur nga ky mot ka mbetur edhe Maqedonia e Veriut, transmeton Fol Drejt.
Shkupi gjatë pasdites u përfshi nga reshjet e shiut dhe për pak kohë reshjet mbushën rrugët ujë.
I njëjti mot jostabil pritet të vazhdojë edhe sonte e nesër.
Madje, në disa vende pritet të ketë edhe reshje më intensive të shiut dhe shfaqja e breshërit.
Ndërkaq, të hënën pritet stabilizimi i motit. Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të shiut./FolDrejt/