Temperaturat e ngrohta në kontinentin europian pritet të përfundojnë së shpejti, pasi një rrymë e ftohtë ka nisur të vjen nga Siberia, paralajmërojnë mediat gjermane, përcjell foldrejt.com. Kjo do sjell dimrin parakohe në këto rajone. Këto masa të ftohta pritet të arrijnë në 25 tetor, kurse 1 nëntor do pushtojë gjithë Europën.
Por pavarësisht kësaj, kemi edhe pak ditë në dispozicion për të shijuar këto temperatura të larta dhe me diell.
Moti për ditët vijuese është siç vijon:
E enjte: 14 deri 22 gradë celsiuz, diell me mjegulla.
E premte: 14 deri 22 gradë, diell dhe mjegulla.
E shtunë: 17 deri 23 gradë, diell me mundësi reshje të dobta shiu.
E diell: 14 deri 23 gradë celsius, mot i ndryshueshëm me diell, mjegulla dhe mundësi reshjesh.