Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende lokale reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 20 gradë.
Në Shkup moti i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuara. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë. Nga e hëna pasdite priten reshje të reja lokale të shiut.