Sot, në ditën e enjte, në ditën e dytë të Festës së Bajramit të Kurbanit, pritet të kemi një paradite të freskët dhe një pasdite të ngrohtë, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një ditë me mot të ndryshueshëm.
Sipas IHK-së do të kemi mot “kryesisht të ngjashëm me ditën e mërkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.”
Ndërsa sipas BBC Weather, temperaturat do të sillen nga 13 – më e ulëta, deri në 22 gradë celsius, më e larta e ditës.
Paraditja pritet të përshkruhet me vranësira dhe reshje kryesisht të intensitetit të ulët, ndërsa mesdita dhe pasditja kryesisht e ngrohtë./FolDrejt/