Sipas të dhënave meteorologjike, “vapa afrikane” pritet ta sundojë edhe sot Shqipërinë, shkruan Fol Drejt.
Sipas parashikimeve, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë prezente edhe për ditën e sotme.
Ndikimi i masave ajrore të nxehta dhe orët e gjata me diell do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta.
Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen
-Në zonat malore 19 deri 38°C,
-Në zonat e ulëta 20 deri 43°C,
-Në zonat bregdetare 25 deri 39°C.