Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i qetë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Pritet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.