Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32-35 gradë Celsius.
Si shkak i këtyre temperaturave, indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj bëhet thirrje për respektin të këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.