Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.