Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell, i vranët, por mund të ketë edhe reshje të shiut.
Gjatë së shtunës parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrëfesh./FolDrejt/