Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, shoqëruar me vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.
Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s./FolDrejt/