Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që temperatura të arrijë vlera deri në 34-37 gradë celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.
Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.
Indeksi UV do të jetë shumë i lartë,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17./FolDrejt/