Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për një deri dy gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të sillen nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./FolDrejt/