Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, transmeton Fol Drejt.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.