Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti gjatë vikendit do të jetë i ndryshueshëm.
Sot, vranësirat do të jenë më të theksuara, ndërkaq gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen riga shiu të cilat pritet që intensitetin ta rrisin nesër.
“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së dielë parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, bëhet e ditur në njoftim.
Temperaturat maksimale për 25 shkurt parashihet të jenë 15 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 1 deri në 3 gradë Celsius./FolDrejt/