Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i qetë.
Sipas institutit, dita e diele do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën e Dukagjinit dhe jugun e rrafshit të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë s parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.