Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri dy gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 21 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të shënoj minus një gradë, ndërsa e ditës do të arrij deri 19 gradë.
Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla. Deri të hënën temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje. Rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut pritet nga e marta pasdite.