Sot në rajonin tonë do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 8 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 14 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa përmirësim i motit parashihet në javën e ardhshme.