Sot dhe nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme, ku më të theksuara do jenë rrëzë maleve.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.