Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një mot me vranësira të dendura, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./FolDrejt/