Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar për këtë javë mot me kushte të qëndrueshme meteorologjike dhe kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, transmeton Fol Drejt.
IHK njofton se do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit, ndërkaq sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve , derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes./FolDrejt/