Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara pritet të jenë rreth relievit malor, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në fushat termike nuk priten ndryshime të theksuara. Minimalet priten të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24-28 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përcjell Fol Drejt.