Sot si gjatë gjithë javës do të jetë mot me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas.
Kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë. Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore, përcjell Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius.
“Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike. Nuk parashihet që gjatë gjithë javës të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë ë favorshme, sidomos mëngjeset dhe mbrëmjet për shkak të këtij presioni të lartë atmosferik dhe lagështisë së madhe të ajrit, të cilët do të ndikojnë që ndotësit të përqëndrohen në shtresa të ulëta të troposferes.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./FolDrejt/