Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil, raporton Fol Drejt.
Sipas IHK-së njofton se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.
Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq, nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. /FolDrejt/