Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar sot mot të vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet minus 1 deri në 1 gradë Celsius.
Nga verilindja pritet të fryjë erë, kryesisht e lehtë deri në mesatare, ndërsa mëngjesi ka filluar me fluska bore, ndërkohë që gjatë ditës pritet të bie borë në masa të vogla, kryesisht në zonat malore, transmeton Fol Drejt.