Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Mitrovicë, me ç’rast ka mbetur i vdekur një person.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:35, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, i dyshuari vozitës i veturës me targa civile, ka goditur për vdekje një person i cili po e ngiste një motoçikletë.
Tutje bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dëeguar për obduksion në Prishtinë.
I dyshuari që e ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje./FolDrejt/